Join the upcoming Conference

Shoqata Shqiptare e Nefrologjisë në kuadër të Ditës Botërore të Veshkave ne 9 Mars 2023, do të organizojë një fushatë sensibilizuese me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit ndaj shëndetit të veshkave dhe në vecanti nevojës për screening-të vazhdueshëm me qëllim detektimin e sëmundjes që në fazë të herëshme të saj.

Tema e ditës botërore për këtë vit është:

Shëndeti i veshkave për të gjithë - Të përgatitemi për të papriturën, t’i mbështesim më të rrezikuarit!

Ndikimi i rëndësishëm i ngjarjeve katastrofike, qofshin ato lokale (tërmete, përmbytje, luftë, mot ekstrem) ose globale (pandemia e COVID-19), ndikon në funksionimin dhe kushtet e jetesës së komunitetit në tërësi. Të prekurit nga sëmundjet kronike, nga të cilët pacientët me veshka përfaqësojnë më shumë se 850 milionë njerëz në mbarë botën, janë veçanërisht të prekur nga këto ndërprerje, pasi aftësia për të aksesuar shërbimet, trajtimet dhe kujdesin e duhur diagnostikues është shumë e kufizuar.

Sëmundja kronike e veshkave njihet si një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe paaftësisë në mbarë botën, vecanërisht në vendet me nivel ekonomik të ulët dhe mesatar. Në rast emergjencash, ky grup i komunitetit është ndër më të cenuarit në popullatë për shkak të kërkesave të tyre të vazhdueshme për kujdes të koordinuar shëndetësor, i cili shpesh kërkohet gjatë të gjithë jetës dhe përfshin trajtim kompleks të vazhdueshëm.

Vitet e fundit, pandemia COVID-19 ka dhënë një shembull të qartë të sfidave me të cilat përballen sistemet e kujdesit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve thelbësore shëndetësore për pacientët me SKV. Ndikimi i COVID-19 në sistemin shëndetësor ka shkaktuar problematika të mëtejshme tek këta pacientë, të cilëve u është dashur të përballen me rrezikun e infektimit gjatë vizitave mjekësore, ose me pezullimin / anulimin e kujdesit për shkak të kapacitetve të kufizuara të institucioneve shëndetësore dhe kufizimeve në oraret e lëvizjes së lirë. 

Në këto kushte, mungesa e diagnostikimit në kohë të SKV-se dhe progresi i heshtur i sëmundjes deri në insuficiencë të plotë renale rrit nevojën globale për trajtime të kushtueshme jetëshpëtuese si dializa dhe transplantimi.

Për më tepër, barra e sëmundjeve të tjera si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, diabeti apo sëmundjet kronike respiratore, përforcohen në prani të sëmundjes së veshkave, dhe shpesh bashkëekzistojnë.

Prandaj, përgatitja për ngjarje të papritura është tepër e rëndësishme për pacientët me veshka.

  • Politikëbërësit duhet të miratojnë strategji të integruara shëndetësore që i japin përparësi parandalimit, zbulimit të hershëm dhe menaxhimit të sëmundjeve jo te transmetueshme, përfshirë sëmundjen e veshkave.
  • Shërbimet e kujdesit shëndetësor duhet të ofrojnë akses të barabartë dhe të duhur në kujdesin për pacientët kronikë në kohë urgjence.
  • Qeveritë duhet të përfshijnë plane gatishmërie për emergjencat në menaxhimin dhe zbulimin e sëmundjes kronike të veshkave
  • Pacientët duhet të planifikojnë për emergjencat duke përgatitur një çantë urgjence që përfshin ushqim, ujë, furnizime mjekësore dhe të dhëna mjekësore.

Në kete kuader,  Shoqata Shqiptare e Nefrologjisë do të ndërmarrë një sërë aktivitetesh sensibilizuese me objektiv:

  • Rritjen e ndërgjegjësimin për "veshkat tona të mahnitshme". Theksimin se diabeti dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorët kryesorë të rrezikut për Sëmundjen Kronike të Veshkave (SKV).
  • Inkurajimin për shqyrtimin sistematik për SKV të të gjithë pacientëve me diabet dhe hipertension.
  • Inkurajimin e sjelljeve parandaluese.
  • Edukimin e të gjithë profesionistëve mjekësorë për rolin e tyre kyç në zbulimin dhe reduktimin e rrezikut të SKV, veçanërisht në popullatat me rrezik të lartë.
  • Theksimin e rolit të rëndësishëm të autoriteteve shëndetësore lokale dhe kombëtare në kontrollin e epidemisë së SKV. Në Ditën Botërore të Veshkave, të gjitha qeveritë inkurajohen të ndërmarrin veprime dhe të investojnë në ekzaminimin e mëtejshëm të veshkave.
  • Inkurajimin e transplantit të veshkave si një opsion me rezultatin më të mirë për insuficiencën renale dhe aktin e dhurimit të organeve si një nismë shpëtimtare.

Ndër aktivitetet që do të ndërmarrë Shoqata Shqiptare e Nefrologjisë përmendim:

  • Zhvillimin e një fushate sensibilizuese në popullatën e gjerë në kodrat e liqenit në datë 12 mars 2023, që do të konsistojë në matje të glicemisë dhe hipertensionit tek të moshuarit dhe në ditët në vijim aktivitete sensibilizuese në shkollat 9 vjecare të Tiranës.
  • PR në median e shkruar dhe atë vizive me artikuj dhe intervista me specialistë të njohur në fushën e nefrologjisë
  • Zhvillimin e konferencës shkencore “Shëndeti i veshkave për të gjithë - Të përgatitemi për të papriturën, t’i mbështesim më të rrezikuarit!” në bashkëpunim me Shoqatën e Nefrologëve të Kosovës, në Prishtinë në datë 9 mars 2023 me pjesëmarrjen e mjekëve nefrologë nga Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit
  • Shpërndarjen e materialve sensibilizuese si broshura, flyer, etj.

          DITA BTËRORE E VESHKAVE 2023 në Shqipëri mundësohet nga kompania Bayer

About Us

Albanian Society of Nephrology has begun to act as a small formation in 1993, since the number of nephrologists in that period was small. As the number of nephrologists throughout Albania was increased, the Albanian Society of Nephrology was legally formalized in 2003. The association organizes annual meeting each year, with the participation of nephrologists throughout Albania. It organized in collaboration with the European Albanian Society of Nephrology two ERA-EDTA CME and joint activities with Associations of Nephrology of Macedonia and Kosovo. Many Albanian nephrologists are members of ERA-EDTA and the Balkan Albanian Society of Nephrology . Recent years, the participation of Albanian nephrologists in the ERA-EDTA Congress is increased, contributing with abstracts. The association organizes every year World Kidney Day. The association also encourages young nephrologists and physicians to participate in scientific events of National, Regional, European and World (CME, regional courses organized by ERA-EDTA etc.).

Objectives

The objectives of the Association are:

To conduct annual educational research activities.

The organization of joint scientific activities with other countries of the region.

To establish and strengthen ties with foreign and international organizations operating in the field of nephrology.

Board

The highest governing body is the Board of Directors of the Association consisting of:

Address

Albanian Society of Nephrology

ASN.AL

hotel

Tirana, at the Service of Nephrology
University Hospital Center "Mother Teresa"
Dibra Street, No. 372.

more information

Future Conferences

Please download the PDF for more information about the future Conferences.

Sponsors

Thank you for your continous support.

>