Shoqata Shqiptare e Nefrologjisë në kuadër të Ditës Botërore të Veshkave ne 9 Mars 2023, do të organizojë një fushatë sensibilizuese me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit ndaj shëndetit të veshkave dhe në vecanti nevojës për screening-të vazhdueshëm me qëllim detektimin e sëmundjes që në fazë të herëshme të saj.
Tema e ditës botërore për këtë vit është:
Shëndeti i veshkave për të gjithë - Të përgatitemi për të papriturën, t’i mbështesim më të rrezikuarit!
Ndikimi i rëndësishëm i ngjarjeve katastrofike, qofshin ato lokale (tërmete, përmbytje, luftë, mot ekstrem) ose globale (pandemia e COVID-19), ndikon në funksionimin dhe kushtet e jetesës së komunitetit në tërësi. Të prekurit nga sëmundjet kronike, nga të cilët pacientët me veshka përfaqësojnë më shumë se 850 milionë njerëz në mbarë botën, janë veçanërisht të prekur nga këto ndërprerje, pasi aftësia për të aksesuar shërbimet, trajtimet dhe kujdesin e duhur diagnostikues është shumë e kufizuar.
Sëmundja kronike e veshkave njihet si një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe paaftësisë në mbarë botën, vecanërisht në vendet me nivel ekonomik të ulët dhe mesatar. Në rast emergjencash, ky grup i komunitetit është ndër më të cenuarit në popullatë për shkak të kërkesave të tyre të vazhdueshme për kujdes të koordinuar shëndetësor, i cili shpesh kërkohet gjatë të gjithë jetës dhe përfshin trajtim kompleks të vazhdueshëm.
Vitet e fundit, pandemia COVID-19 ka dhënë një shembull të qartë të sfidave me të cilat përballen sistemet e kujdesit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve thelbësore shëndetësore për pacientët me SKV. Ndikimi i COVID-19 në sistemin shëndetësor ka shkaktuar problematika të mëtejshme tek këta pacientë, të cilëve u është dashur të përballen me rrezikun e infektimit gjatë vizitave mjekësore, ose me pezullimin / anulimin e kujdesit për shkak të kapacitetve të kufizuara të institucioneve shëndetësore dhe kufizimeve në oraret e lëvizjes së lirë.
Në këto kushte, mungesa e diagnostikimit në kohë të SKV-se dhe progresi i heshtur i sëmundjes deri në insuficiencë të plotë renale rrit nevojën globale për trajtime të kushtueshme jetëshpëtuese si dializa dhe transplantimi.
Për më tepër, barra e sëmundjeve të tjera si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, diabeti apo sëmundjet kronike respiratore, përforcohen në prani të sëmundjes së veshkave, dhe shpesh bashkëekzistojnë.
Prandaj, përgatitja për ngjarje të papritura është tepër e rëndësishme për pacientët me veshka.
Në kete kuader, Shoqata Shqiptare e Nefrologjisë do të ndërmarrë një sërë aktivitetesh sensibilizuese me objektiv:
Ndër aktivitetet që do të ndërmarrë Shoqata Shqiptare e Nefrologjisë përmendim:
DITA BTËRORE E VESHKAVE 2023 në Shqipëri mundësohet nga kompania Bayer
Shoqata Shqiptare e Nefrologjise ka filluar te veproje si nje formacion i vogel ne vitin 1993, meqenese numri i nefrologeve ne ate periudhe ishte i vogel. Me shtimin e numrit te nefrologeve ne te gjithe Shqiperine, Shoqata Shqiptare e Nefrologjise u zyrtarizua ligjerisht ne vitin 2003. Shoqata organizon cdo vit kongresin vjetor, me pjesemarrje te nefrologeve te gjithe Shqiperise. Ka organizuar ne bashkepunim me Shoqaten Evropiane te Nefrologjise ERA-EDTA dy CME si dhe aktivitete te perbashketa me Shoqatat e Nefrologjise se Maqedonise dhe Kosoves. Shuem nefrologe Shqiptare jane anetare te ERA-EDTA dhe Shoqates Ballkanike te Nefrologjise. Vitet e fundit eshte rritur pjesemarrja e nefrologeve Shqiptare ne Kongresin e ERA-EDTA, duke kontribuar me abstrakte. Shoqata organizon cdo vit Diten Boterore te Veshkes. Gjithashtu Shoqata inkurajon nefrologët dhe mjekët e rinj të marrin pjesë në eventet shkencore kombëtare, rajonale, Evropiane dhe boterore (CME, kurse rajonale, organizuar nga ERA-EDTA).
Objektivat e Shoqates jane :
Grupi jone:
Shoqata Shqiptare e Nefrologjise
Tirane, prane Sherbimit te Nefrologjise
QSU “Nene Tereza”
Rruga e Dibres, No. 372
Ju lutem shkarkoni PDF per me shume informacion rreth eventit te rralles.
72
Shtete
38
Foles
126
Mjeke
495
Pjesmarres
Faleminderit per kontriburin e vashdueshem.